Psikologe Klinike · CBT & Schema TherapyAnxhelina Kano

“Mirë se erdhët në hapësirën, ku mirëqenia juaj psikologjike ka rëndësi, dëgjohet dhe kuptohet.”
  • Licencë nr. 962
  • 11 vjet përvojë
  • Ballë për ballë & online
Anxhelina Kano, psikologe klinike
Rreth meje

Edukimi dhe kualifikimet profesionale

Jam e trajnuar në Cognitive Behavioral Therapy (CBT, Terapia e Njohjes dhe e Sjelljes) dhe Schema Therapy (Terapia e Skemave), qasje këto psikoterapeutike, si dhe kam ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh të tjera profesionale në fushën e shëndetit mendor.

2013

Diplomë në Psikologji

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Psikologji.

2015

Master Shkencor në Psikologji Klinike

Specializim i thelluar në vlerësimin dhe trajtimin e vështirësive psikologjike.

962

Psikologe e licencuar

E regjistruar pranë Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë dhe e licencuar për ushtrimin e profesionit, me numër licence 962.

11 vjet

Praktikë klinike private

Përvojë 11-vjeçare në ushtrimin e profesionit të psikologes në praktikën private klinike.

2023

Sistemi shëndetësor publik

Që prej vitit 2023 ushtroj profesionin edhe në sistemin shëndetësor publik.

Shërbimet

Shërbimet që ofroj

Mbështetje psikologjike për të rriturit, çiftet dhe prindërit, me qasje të bazuara në evidencë.

01

Menaxhimi i ankthit dhe stresit

  • Sulmet e panikut
  • Shqetësimet dhe frika e vazhdueshme
  • Mendimet e tepërta
  • Vështirësitë me gjumin
  • Stresi dhe tensioni emocional
02

Vetëvlerësimi dhe njohja e vetes

  • Mungesa e besimit në vetvete
  • Ndjenja e pavlefshmërisë
  • Vetëkritika e tepruar
  • Vështirësia për të vendosur kufij
  • Frika nga refuzimi
03

Marrëdhëniet dhe vështirësitë emocionale

  • Vështirësi në marrëdhëniet në çift
  • Varësia emocionale
  • Frika nga braktisja
  • Xhelozia dhe pasiguria
  • Përsëritja e marrëdhënieve të dhimbshme
04

Depresioni dhe vështirësitë emocionale

  • Trishtimi i vazhdueshëm
  • Humbja e motivimit
  • Ndjenja e boshllëkut
  • Vështirësia për të përballuar humbjet
  • Lodhja emocionale
05

Modelet e përsëritura të sjelljes dhe përjetimit

  • Pse përfundoj gjithmonë në të njëjtat situata?
  • Pse ndihem vazhdimisht i/e refuzuar?
  • Pse e kam të vështirë t’u them jo të tjerëve?
  • Pse kam nevojë të kënaq gjithmonë të tjerët?
  • Si të ndryshoj bindjet që më pengojnë?
06

Psikoterapi dhe zhvillim personal

  • Përballimi i traumave dhe përvojave të vështira
  • Zhvillimi i aftësive emocionale
  • Vendosja e kufijve personalë
  • Ndërtimi i marrëdhënieve më të shëndetshme
07

Këshillim dhe orientim për prindër

  • Si të kuptojmë sjelljen dhe emocionet e fëmijëve
  • Si të menaxhojmë shpërthimet emocionale dhe zemërimin
  • Si të vendosim kufij dhe rregulla pa ndëshkime të tepruara
  • Si të komunikojmë në mënyrë efektive me fëmijët
  • Si të forcojmë vetëbesimin dhe sigurinë emocionale të tyre
  • Si të përballojmë frikërat, ankthin dhe pasiguritë e fëmijëve
  • Si t’i mbështesim fëmijët gjatë ndryshimeve familjare dhe situatave të vështira
  • Si të kuptojmë nevojat emocionale të fëmijëve në faza të ndryshme të zhvillimit
08

Konsultime psikologjike online

Ofrimi i mbështetjes psikologjike në distancë, duke mundësuar akses më fleksibël në shërbimet psikologjike.

Rezervo online
Procesi

Si funksionon procesi terapeutik?

  1. 1

    Rezervimi i konsultës

    Kontaktoni përmes telefonit 069 41 67 215 ose email-it anxhelina.kano@yahoo.com.

  2. 2

    Njohja dhe vlerësimi

    Kuptojmë vështirësitë, shqetësimet dhe arsyet që ju kanë sjellë në terapi.

  3. 3

    Vendosja e objektivave

    Përcaktojmë së bashku çfarë dëshironi të ndryshoni ose përmirësoni.

  4. 4

    Puna terapeutike

    Përdorim teknika nga CBT dhe Schema Therapy për të kuptuar dhe ndryshuar mendimet, emocionet dhe modelet e sjelljes.

  5. 5

    Vlerësimi i progresit

    Ndjekim ndryshimet dhe përshtatim procesin sipas nevojave tuaja.

Zakonisht 1 takim në javë Çdo seancë zgjat 50–60 minuta Ballë për ballë ose online
Konfidencialiteti

Besim, respekt dhe siguri

Besimi juaj është një përgjegjësi profesionale që e trajtoj me seriozitet, respekt dhe përkushtim.

Konfidencialiteti përbën një nga parimet themelore të praktikës sime profesionale dhe një element thelbësor në ndërtimin e marrëdhënies psikologe–klient, e cila bazohet në besim, respekt dhe siguri.

Çdo informacion personal, emocional apo profesional i ndarë gjatë konsultimeve trajtohet me kujdes, duke respektuar të drejtën e çdo individi për privatësi dhe dinjitet.

Në punën me fëmijët dhe adoleshentët, konfidencialiteti respektohet duke marrë parasysh moshën, interesin më të lartë të fëmijës, të drejtat e tij dhe përgjegjësitë ligjore e profesionale.

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dini

Nëse nuk e gjeni përgjigjen që kërkoni, më kontaktoni drejtpërdrejt.

Bëj një pyetje
A duhet të përgatitem për seancën e parë?
Jo. Nuk keni nevojë të përgatitni ndonjë material të veçantë, mjafton të jeni të gatshëm për të folur për atë që ju shqetëson.
Si mund të rezervoj një takim?
Për të rezervuar një konsultim, mund të më kontaktoni përmes formularit të kontaktit në website, në telefon 069 41 67 215 ose në rrjetet sociale Instagram ose Facebook në emrin Anxhelina Kano. Pas kontaktit, përcaktojmë së bashku orarin dhe formatin e konsultimit.
Sa zgjat një seancë psikoterapie?
Një seancë zgjat zakonisht 50–60 minuta. Kohëzgjatja përcaktohet sipas formatit të konsultimit dhe nevojave të procesit terapeutik.
Sa seanca më nevojiten?
Kohëzgjatja e procesit varet nga natyra e vështirësive, objektivat terapeutikë, historia personale dhe ritmi individual i përparimit. Kjo diskutohet dhe rivlerësohet gjatë procesit.
Sa kushton një seancë?
Për informacion mbi tarifat e konsultimeve online dhe ballë për ballë, si dhe mënyrat e pagesës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt. Çmimi komunikohet paraprakisht, në mënyrë transparente, përpara rezervimit të takimit.
Kontakt

Hapi i parë është bisedë

Rezervoni një konsultë ballë për ballë ose online. Pas kontaktit, përcaktojmë së bashku orarin dhe formatin që ju përshtatet.

Rezervo një konsultë

Plotësoni formularin dhe do t’ju kontaktoj sa më shpejt.

Duke ngarkuar…
Shkruani 5 shkronjat dhe numrat që shihni në foto. Nuk ka rëndësi nëse i shkruani me shkronja të vogla.

Të dhënat tuaja trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe përdoren vetëm për t’ju kontaktuar.